Vokshi: Marrja e PD nga ana e Berishës ishte JOSTATUTORE dhe E PALIGJSHME

0
226

Nga Indrit Vokshi

Sali Berisha po i thotë Arion Sulos: “Ske dëgjuar një demokrat të vetëm, të vërë në diskutim dhe të ankohet për shkelje statutore..” (Për mënyrën se si e mori PD).

Jam unë “demokrati i vetëm” që kam shkruar, jam shprehur në tv dhe po e deklaroj edhe tani këtu se marrja e PD nga ana e tij ishte JOSTATUTORE dhe E PALIGJSHME, në shkelje flagrante të nenit 43. Shmangu kryesinë dhe këshillin në vendimmarje për kuvendin, kur neni e detyronte me normë urdhëruese. Kuvendi nuk pati komision të caktuar nga kryetari sikurse e kërkon pika e fundit e nenit. Pastaj vendimi i gjyqtarit Zhukri të cilin nga shofer e bëri gjyqtar dhe e ka vegël të vetën, legjitimoi gjithë paligjshmërinë. Prandaj edhe i kërkon Enkelejdit të tërheqë ankimin në Apel, pasi e di edhe vetë se e ka zaptuar selinë me vendim të paligjshmëm. Prandaj edhe deklarojnë se me protestën u pa qartë kush e ka PD dhe ska rëndësi vendimi i Apelit, pasi vendimin e Zhukrit e ka të paligjshëm. Thuaj o njeri, e mora me turma sepse jam më i forti, kam më shumë para për të paguar gazetarë e moderatorë, kam më shumë fuqi manipuluese, kam më shumë vullnet imponues. Por mos thuaj ske dëgjuar asnjë demokrat ta kontestojë mënyrën se si u mor. Sepse janë qindra demokratë që kanë folur.

Kam të drejtë që nuk e ndjek më prej pas 9 shtatorit por çe do mu shfaq këtu tek videot në fb.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here