Vokshi : Pra po të mos jetë ShBA, serbët rrëmbejnë Albin Kurtin dhe e çojnë në Beograd ?

0
140

Pra po të mos jetë ShBA, serbët rrëmbejnë Albin Kurtin dhe e çojnë në Beograd?

Nuk e them me shaka. Dikur u rrëmbye, thanë, Ibrahim Rugova dhe u çua me pahir në takim me Millosheviqin në Beograd. Takimi u shfaq në media. Kur Rusia pushtoi Ukrainën, u tha se forcat Wagner, kishin synim kapjen rob të Zelenskit dhe elitës ukrainase. I mbrojti ShBA.

Kurtin kush e mbron, këta që shajnë në facebook?

Sa herë u thonë të tjerëve jeni servila të Amerikës, nuk jeni patriotë, e të tilla marrina. Të tjerët thjesht nuk janë budallenj. Ose nuk janë aq maskarenj sa për t’i nxitur njerëzit në rrugë qorre.

Ja tani, shihini patriotët që nuk pyesnin për Amerikë, Rusi e Kinë dhe e nxisin popullin në anti-amerikanizëm. Po kërkojnë ndihmë nga Amerika.

Nuk e dashkemi ne të tjerët Kosovën? Po pse nuk e dashkemi, se ua themi të vërtetën pak si troç? Se u themi se jemi të dobët si komb dhe duhet të mbështetemi tek ShBA, shyqyr që kanë interes. E duam më pak Kosovën sepse nuk duartrokasim abuzimin me interesat e Kosovës? E duam më pak sepse dëshirojmë që Kosova të ketë lidership të pjekur e lojtarë politikë, jo propagandistë?

Ata që e duan ftohtë e në mënyrë racionale e duan Kosovën më shumë, më drejt, më shëndetshëm, më sigurt.

Shkruaj nje koment