Vrasja e ekstremistit grek/ Drejtori i Policisë greke telefonon Ardi Veliun: Kemi nisur hetimet, policia bëri detyrën

0
170

Një ditë pas vrasjes së ekstremistit grek në Bularat në Gjirokastër ka ardhur edhe një tjetër reagim nga shteti fqinj.  Mediet greke shkruajnë se drejtori i Policisë greke, Jejtnant Constantine ka telefonuar kreun e Policisë së Shtetit shqiptar, Ardi Veliu. Veliu i ka bërë me dije homologut grek se nuk ka patur një ulje të flamurit grek nga policia shqiptare, siç është pretenduar nga mediat e shtetit fqinj.

“S’ka patur ulje të flamurit grek nga policia. Policia shqiptare ka zbatuar të gjitha procedurat. Kemi nisur hetimet, por çdo gjë është e rregulltë.”-mësohet të jetë shprehur Veliu.

Konstantinos Kaçifa u vra nga reparti RENEA, pasditen e djeshme, pasi nuk pranoi të dorëzohej. Ngjarja ka hapur një debat në shtetin fqinj, pasi grupi ekstremist i Agimit të Artë, ka organizuar një protestë ditën  e djeshme.

Mediat greke shkruajnë se Kaçifa u vra pasi u përlesh me policinë, sepse këta të fundit ulën flamurin grek në Bularat, ndërkohë që Tirana zyrtare ka përsëritur faktin se ngjarja është e izoluar, dhe se Kaçifa rrezikoi seriozisht jetën e punonjësve të policisë shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here