Vrasja e Gëzim Sinomatit, RENEA “blindon” Vlorën

0
90

Forcat RENEA ditën e sotme kanë zhvilluar kontrolle të imtësishme në qytetin e Vlorës aty pak ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri 23-vjeçari Gëzim Sinomati.

Atentati mafioz ndodhi mbrëmjen e së djelës ku i riu u qëllua për vdekje me snajper te ballkoni i shtëpisë së tij, ndërkohë që autorët ndodheshin në një makinë tip BMW.

Autori/ët vijojnë ende të jenë në arrati dhe të pa identifikuar, ndërsa mësohet se ditën e sotme janë ngritur postoblloqe në çdo rrugë dalje dhe hyrje për në Vlorë, ndërkohë që kontrolle ka dhe brenda qytetit.

Shkruaj nje koment