Vrasja e Klodianit/ Berisha: Rama bëri zgjidhje kanunore

0
153

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në Çim Peka LIVE, tha se vendimi i qeverisë për ta quajtur vrasjen e Klodian Rashës si një aksident, është poshtërim.

Pensionin për familjen, Berisha e quan një zgjidhje kanunore.

“Kjo është një zgjidhje kanunore. Edvin Kristaq Xhelati ka bërë një zgjidhje kanunore. Në kanun, gjaku ose merret, ose paguhet me para. Xhelati kësaj radhe vendosi të paguajë me para gjaku. Ai ka kryer një vrasje për së dyti të viktimës.

Rama u tha shqiptarëve, se duke e cilësuar si aksident, unë mund ta nxjerr të pafajshëm vrasësin, pasi kam shlyer gjakun. Nuk ka zgjidhje më të shëmtuar dhe kriminale.

Nuk mund të shpallësh aksident vrasjen me dy plumba, se u ke dhënë mundësi të gjithëve që të bëjnë vrasje dhe ta shpallin si aksident. Me këtë, Edi Rama ka poshtëruar çdo shqiptar,” tha Berisha.

Ai tha se me ligj, një vrasje shpallet me dashje ose pa dashje, por sërish shteti dëmshpërblen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here