“Vrasja e reformës në drejtësi”, Basha: Tweeti i ambasadores ishte për Ramën

0
131

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha mbrëmjen e së enjtes në “Opinion” se tweeti i ambasadores amerikane, Yuri Kim, ishte për kryeministrin Edi Rama.
“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte, por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, deklaroi ambasadorja amerikane në një reagim në Twitter pak ditë më parë.
Lulzim Basha: Edi Rama është njeriu që nxori deputetë e vet dhe tha se do të bëjë ndryshime kushtetuese dhe ligjore, dhe pastaj fshehu dorën siç bën gjithmonë.
Blendi Fevziu: Pra ju mendoni se tweet-i i ambasadores amerikane i drejtohet kryeministrit të vendit?
Lulzim Basha: Nuk mendoj, unë jam i bindur dhe ia kam shprehur këtë kujtdo që më ka pyetur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here