Vrasja ne Fier policia jep detaje

0
168

Policia ka dhënë detaje zyrtare lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Fier, ku Shkëlzen Kastrati ka mbetur i vrarë me armë zjarri në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”.
Sipas policisë autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”.
Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here