Vrasja ne Gjirokaster/ Bejko: Eshte vrare biznesi , policia po ben fushate per PS, rendin dhe sigurin e munguar do t’i kthejme me 25 prill !

Gjirokastra u trondit mesditen e djeshme nga nje krim i rende ku nje sherr per motive pronesie shkaktoi nje viktime ne qender te pazarit karakteristik. Sipas kandidatit per deputet te PD ne Qarkun e Gjirokastres z.Roland Bejko policia ka kohe qe ne qytetin e gurte e ka humbur funksionin dhe pergjegjesine e saj ndersa eshte kthyer ne vegel te PS duke i sherbyer vetem per fushate duke braktisur qytetaret ne nevoje. Dy ngjarje tronditen Gjirokastren ne harkun kohor te dy javeve nje vjedhje ne qender te qytetit dhe nje vrasje ndersa policia ka reaguar me vonese per te zbardhur te dyja krimet tek sa te tjere qe ndodhin cdo dite ne zonat periferike nuk deklarohen . Bejko ka theksuar se me te dyja ngjarjet e renda , eshte vrare biznesi ne Gjirokaster , shpresa se mund te kemi nje polici te papolitizuar dhe rend e siguri. Me 25 prill qytetaret duhet te reagojne fort me vote ndersa PD premton se do te jete gjithmone krah qytetarit si dhe garantimin e sigurise publike nepermjet nje policie profesionistesh .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment