Vrasja në Gjirokastër , dalin detaje të reja

0
156

Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Labovë e Zhapës, në Gjirokastër, ku një 60 vjeçar Andrea Xhavarra humbi jetën gjatë një konflikti me komshiun e tij Janaq Koleta i cili e qëlloi për vdekje me sende të forta.
Për shkak të plagëve të marra 60- vjeçari nuk ka arritur të mbijetoi ndonëse u dërgua menjëherë në spitalin “Omer Nishani”.
Ngjarja ka ndodhur pas konflikteve verbale për tokat në fshat një konflikt i hershëm që përfundoi me një viktimë.
Policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet për ngjarjen.Ata kanë shoqëruar në komisariat të afërm të viktimës dhe të autorit . Sipas dëshmive autori ka tentuar ta ndihmojë pas goditjes por pa rezultat ndërsa ai vetë ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike për aktin e kryer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here