Vrasja në komisariat, kanabisi dhe sjellja e policëve/ Nano mbledh drejtuesit, “urdhrat” që jep

0
146

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka thirrur sot një takim me drejtuesit e strukturave në qendër dhe në bazë.

Nano iu kërkuar që të rrisin ritmin e luftës ndaj krimit dhe që puna të jetë profesionale. Gjithashtu iu ka kërkuar të vijojë kontrolli i territorit nga toka dhe nga ajri për parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Gjithashtu ka bërë thirrje për bashkëpunim me OSHEE-në për të evidentuar “shtëpitë e barit”.

Nano është ndalur edhe te ecuria e testit të drogës për punonjësit e policisë. Ai ka ka kërkuar nga drejtuesit e strukturave vendrore të grumbullojnë informacion për punonjësit që dyshohet se mund të përdorin lëndë narkotike.

Gjithashtu është shprehur që të evidentohen rastet e konflikteve ndërmet punonjësve të Policisë dhe t’u japet zgjidhje shteruese. Kjo vjen pas vrasjes së policit nga kolegu i tij në komisariatin nr.3 në Tiranë, disa ditë më parë.

Pas shqetësimeve të shumta, të ngritura edhe nga organima ndërkombëtare, Nano ka kërkuar performancë më të mirë të punonjësve të Policisë, në raport me sjelljen dhe komunikimin me qytetarët dhe gazetarët.

Shkruaj nje koment