Arjan Tase, ish-shefi i Policimit në komunitet, do të përballet me akuzën e “Vrasjes me dashje”. Kjo është akuza me të cilën pritet të përballet Tase në gjykatë.
Ashpërsimi i akuzës vjen pas verifikimit të pamjeve filmike në vendngjarje dhe dëshmisë së pushuesve. Sipas konkluzioneve të grupit hetimor, Tase ka pas
mundësi të parandalojë aksidentin në një zonë të frekuentuar nga pushuesit.
“Disa nga pushuesit e kanë paralajmëruar se rrezikonte jetët e tyre me afrimin e skafit ne breg”, thuhet në konkluzionet e prokurorisë.