Vrau në ‘97, ja kush është gjirokastriti i ekstraduar nga SHBA pas 21 vitesh

0
147

Ekstradohet nga SHBA, një shtetas shqiptar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje.

Një 47-vjeçar është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ishte i shpallur në kërkim në vitin 1997 dhe u kap në SHBA, falë bashkëpunim të Interpol Tirana me Interpol Washingtonin.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Washington ekstradojnë nga SHBA shtetasin shqiptar Narbis (Niko) Koxhaj (Goxhi), 47 vjeç, nga Gjirokastra.

Ai ishte i shpallur në kërkim në vitin 1997 dhe u kap në SHBA, falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Washingtonin.

Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendim penal të marsit 2003, e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Berat ekzekutuan vendimin e Gjykatës ndaj këtij shtetasi.

 

Shkruaj nje koment