Vritet 36 vjecari shqiptar ne Itali

0
279

Një 36-vjeçar shqiptar është personi që mbeti i vrarë mbrëmjen e të enjtjes në Pisa të Italisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në Sasso Pisano, komuna e Castelnuovo Vai di Cecina.

La Repubblica shkruan se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja pistolete. Sipas të dhënave të para, ende të pakonfirmuara, autorët e kësaj ngjarjeje dyshohet të jenë dy. Ata u larguan me një automjet me ngjyrë të errët dhe autoritetet aktualisht janë vënë në ndjekje të tyre.
Sa i përket shkaqeve, edhe ato janë momentalisht të paqarta, por hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë e larjes së hesapeve apo hakmarrjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here