Vritet 45 vjecari ne Tepelene

0
154

“Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në  lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë  e plagëve të marra.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë policia njofton se është duke vijuar me krehjen e zonës për kapjen e autorit, si dhe janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here