Vritet me armë gjahu shqiptari në Greqi

0
21

Një 40-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarr në qytetin e Pireut, në Greqi. Mësohet se shqiptari u qëllua nga një 68-vjeçar.

Sipas informacioneve, viktima me origjinë nga Shqipëria, punonte në një parking në rrugën Praxitelous.

68-vjeçari e ka qëlluar me armë gjahu shqiptarin, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes si dhe identiteti i viktimës.

Ai u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Zaneio, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Autori u arrestua, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje duke kryer hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Shkruaj nje koment