Vritet me thikë 23-vjeçari shqiptar në Athinë, në 2019-ën i ekzekutuan vëllain

0
155

Koço Myftari, 23 vjeç, është vrarë me thikë në Athinë në Greqi.

Mësohet se Myftari është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital nga miqtë e tij, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Poliia nuk ka mundur dot të mësojë detaje nga ngjarja, ndërsa është duke hetuar për të gjetur dhe autorin e vrasjes së 23-vjeçarit me origjinë nga fshati Rusan i Delvinës.

Siç raportohet, vëllai i 23-vjeçarit është vrarë në vitin 2019 në Gjermani. Policia është duke hetuar nëse ekzekutimet e vëllezërve kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Shkruaj nje koment