Vritet me thikë roja i serave në Fier, viktima vëllai i kryeplakut të fshatit Grecalli

0
209

Një person është gjetur i pajetë  në afërsi të serave në fshatin Mbrostar Ura, Fier mëngjesin e sotëm.

Mësohet se Petraq Gjika 67 vjeç është gjetur i goditur disa herë me thikë në afërsi të se

rave të zonës, ku punonte si roje. Viktima është gjetur i pajetë jashtë serave, por deri tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë që objekti është i pajisur me kamera sigurie dhe pritet të verifikohen për të kuptuar më shumë se çfarë ka ndodhur.

67-vjeçari Gjika mësohet se ishte vëllai i kryeplakut të fshatit Grecalli Vasil Gjika. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here