Vuçiç mandaton Ana Bërnabiç për kryeministre të qeverisë së re: Vendim i ndërlikuar

0
173

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka propozuar Ana Bërnabiç në postin e kryeministres së qeverisë së re të Serbisë.

Në një konferencë për mediat në Beograd, Vuçiç tha se vendimi ishte i ndërlikuar, ndërsa Bërnabiç nuk do të jetë në krye të ekzekutivit për një mandat të plotë pasi paralajmëroi se më 2024 do të ketë ndryshime në Qeverinë serbe.

Megjithatë, presidenti serb nuk specifikoi se çfarë ndryshimesh do të ketë në Qeverinë serbe.

Bërnabiç ka qenë në krye të Qeverisë serbe në mandatin e kaluar dhe ishte mandatar nga partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe.

Qeveria serbe zgjidhet në Kuvend pas propozimit të kandidatit për kryeministër. Kuvendi më pas voton për zgjedhjen e kabinetit qeverisës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here