Vulin ‘non grata’ nga SHBA, ironizon Vuçiç: Nuk e vura re që kokaina u gjet në zyrën e tij, por në Shtëpinë e Bardhë

0
48

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar me ironi pas sanksioneve të SHBA ndaj shefit të e inteligjencës serbe Aleksander Vulin.

Ai tha se sanksionet kundër Vulin nuk janë vendosur për shkak të krimit, por për shkak të qëndrimit të tij ndaj Rusisë.

Nuk e vura re që kokaina u gjet në zyrën e Vulin, por në Shtëpinë e Bardhë. Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kryhet një hetim. Sanksionet kundër Vulin nuk janë vendosur për shkak të krimit, por për shkak të qëndrimit të tij ndaj Rusisë”, u përgjigj presidenti serb.

Sipas njoftimit të Thesarit, Vulin është përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore narkotike dhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Shkruaj nje koment