Xhaxhai i Klodian Rashës; Gjaku shkon me gjak

0
168

Ngjarja e rëndë që ka tronditur mediat dhe opinionin publik është ajo e Klodian Rashës ku një efektiv policie e qëlloi me armë në Laprakë, sipas efektivit Klodiani ka rrefuzuar ti bindet urdherit të policisë dhe e ka kërcënuar me armë, për këtë arsye efektivi ndërhyri dhe i mori jetën.

Mbrëmjen e djeshme xhaxhai i të riut Hasan Rasha në një interviste u shpreh se nuk ka besim se kjo ngjarje do të zbardhet, shprehet se nuk përjashtohet vetëgjygjësia pasi gjaku shkon me gjak.

Nuk e njoh atë polici dhe nuk e di. Qëllim jonë është që kjo punë të zbardhet. Pas të keqes që kemi të hiqet gjysma të paktën. Duke mos e zbardh këtë çështje sherri mbetet i hapur. Nuk e di nëse ka qenë një gabim. Fatkeqësi e djalit tonë. Ma merr mendja që edhe atij policit. Se nuk është policia për të vrarë njerëzit. Nuk mund të flas më shumë. Edhe për atë më vjen keq. Nuk jemi njerëz që ne të futemi në sherr. Sjemi mësuar. Ne jemi mësu me i ndalu jo me i hapur sherret.”Nëse kjo punë nuk do të zbardhet. Atëherë nuk do të garantojë, se unë jam vetë i pesti vlla dhe kam 5 djem. Nuk e di se ku përfundon. Gjaku shkon me gjak. Kjo punë nuk duhet të lihet. Kjo është gjë që ndodhi. Të paktën ta dimë si dhe pse u bë.” tha Hasani.

Shkruaj nje koment