Ylli Manjani bën një parashikim të frikshëm: Shqipëria po kthehet në…

0
156

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ditën e sotme nëpërmjet një statusi ne Facebook, është shprehur se qeveria socialiste në pushtet po ndërmerr shumë politika anti-kombëtare, duke e bërë të pabanueshëm territorin e shtetit të vet.

Përmes një shënimi të shkurtër, Manjani thotë se kjo qeveri po i degdis shqiptarët nëpër Europë duke kërkuar azil, ndërsa vendin e shndërron në një qendër azili për ISIS dhe refugjatët afrikanë. Sipas tij, në territorin e Shqipërisë po përgatitet të digjen mbetje gjithfarësh të Europës, ku së shpejti tre inceneratorë do jenë me ‘gojë hapur’ në pritje të mbetjeve europiane.

Statusi i plotë i Ylli Manjanit, në Facebook 

Nuk është më çështje e sigurisë, por e ekzistencës sonë!

Shqiptarët i degdis nëpër Europë duke kërkuar azil!

Shqipërinë e bën qendër azili për ISIS e për refugjatë afrikanë!

Në territorin e Shqipërisë po përgatitet të digjen mbetje gjithfarësh të Europës. Së shpejti tre incenerarorë do jenë me “gojë hapur” në pritje të mbetjeve europiane!!!

Ndërkohë droga vazhdon pa ndalim! Në Europë gjithnjë e më shumë po na identifikojnë të gjithëve ne (me apo pa faj) si trafikantë e kriminelë!

Në politikën Europiane nuk konsiderohemi asgjë më shumë sesa një territor ku mund të depozitohen mbetje dhe emigrantë gjithfarësh.

Nuk mundet që një qeveri normale tja bëjë këtë gjëmë popullit dhe territorit të vet!

Nuk mundet që një qeveri normale të bëjë të pabanueshëm territorin e shtetit të vet!

Këtë politikë anti-komb e anti-shtet, vetëm qeveria e Rilindjes e bën!

Kjo është e papranueshme!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here