Ylli Manjani publikon deklaratën e kryeministrit para 8 vitesh: Edi Rama i qeverisë sot nuk ka asnjë lidhje fjalët e tij

0
152

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke marrë shkak nga debati për Eurobondin ka publikuar një deklaratë të kryeministrit Edi Rama të bërë në datën 4 dhjetor 2012, ku ky i fundit shprehet se ulja e borxhit publik është synimi i tij sapo të vijë në pushtet. “Ka bërë dhe deklarime të tjera edhe më tullë sesa ky.

Puna është se ne mendojmë prap që borxhi nuk është gjë e mirë sepse jo vetëm shoqëria pjell borxhlinj, por në thelb borxhi tregon se çfarë qeverie kemi. Sa më i lartë borxhi publik aq më e keqe është qeveria”, shkruan Manjani.

Postimi i Manjanit:

“Sa për informacion.

Për të gjithë ata që justifikojnë Edi Ramën që merr borxhe për të larë borxhet, po u sjell në vemendje këtë deklarim të Tij, të datës 4 dhjetor 2012:

“Një qeveri që është në gjendje të krijojë atë imazh që krijoi përmes atij kaosi për një festë si ajo e 100- vjetorit nuk ka dyshim që harton një buxhet rrënues. Lajmi i mirë është se ky është projektbuxheti i fundit i kësaj qeverie. Ai është afirmimi më elokuent i domosdoshmnërisë për një rilindje shqiptare. Ky buxhet është treguesi më i qartë se pse 2013-a duhet të jetë viti i ndryshimit. Ne e kishim paralajmëruar rrezikun e rrënimit. Kjo qeveri po e lë familjen shqiptare me më pak fuqi blerëse dhe më shumë taksa. Rritja e fuqisë blerëse është detyrimi ynë parësor. Qeveria po e lë më keq se e gjeti borxhin publik shqiptar. Nuk është shteti që i lan borxhet, por çdo familje shqiptare, të cilës qeveria i heq 800 mijë lekë në vit, për të paguar borxhet që Saliu merr për ethet e karriges së vet. Ulja e borxhit është një detyrim i pashmangshëm i të gjitha qeverive që kanë përgjegjësinë të mirëqeverisin popullin dhe të mos mbingarkojnë me borxhe brezat e ardhshëm. Ulja e borxhit është synimi ynë për vitin që vjen”. (

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here