Ylli Rakipi: Votat vidhen para se të shkojnë në kuti

0
360

Gazetari Ylli Rakipi, duke komentuar mbi situatën në vend, deklaroi se çështja e votave është shqetësuese. Ai tha se votat në Shqipëri vidhen para se të shkojnë në kuti. Ndër të tjera ai e ka quajtur Lëvizjen Socialiste për Integrim si një parti klienteliste. Ai tha se LSI, i bën mirë llogaritë e saj, para se të veprojë. Rakipi deklaroi, se frika e opozitës është e drejtë, por nga ana tjetër qetësia e Ramës është e rreme. Në fund të fjalës së tij ai tha se, nuk është e rëndësishme data e zgjedhjeve, ato edhe mund të shtyhen, i rëndësishëm është proçesi i rregullt zgjedhor dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here