Yuri Kim: Kur gjykatat të jenë të pastra, do kemi investime amerikane në Shqipëri

0
155

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka folur për nivelin e ulët të besimit të bizneseve amerikane te ekonomia shqiptare.

E pranishme në Asamblenë vjetore të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Kim thotë se ekziston një lidhje e drejtpërdrejt midis sundimit të ligjit dhe biznesit.

Sipas saj, rregullat e qarta dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë investime amerikane e do i japin më shumë shqiptarëve prosperitet.

“Po ju them që në bazë të përvojës time, diçka po ndodh në ajër në Shqipëri. Këtu ka mundësi. Nëse nuk do e ndjenit këtu, nuk do të ishit këtu. Të jemi seriozë për identifikimin e pengesave gjatë ardhjes së investimeve amerikane për të lehtësuar.

Kur gjykatat të jenë të pastra, do kemi investime amerikane në Shqipëri. Kur investitorët të kuptojnë që rregullat të zbatohen njësoj për të gjithë”, tha Yuri Kim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here