Yuri Kim përdor thënien e Skënderbeut të frymëzojë gratë: Bashkimi bën fuqinë

0
106

Ambasadorja e SHBA-së përdori thënien e Skënderbeut për të përcjellë mesazhin se gratë duhet të jenë të bashkuara. “Bashkimi bën fuqinë”.

“Është një nga thëniet e mia të preferuara që mbledh njerëzit së bashku. Vendi i gruas është ku ajo dëshiron të jetë. Kudo që ju të doni të jeni. Nuk është në një shtëpi, nuk është në një kompani, as aty e as atje nëse ju nuk doni të jeni atje. Vendi i gruas është ku gruaja dëshiron të jetë. Madje nuk i përket askujt madje as grave të tjera, sduhet të thonë se ku duhet të jeni ju” tha ambasadorja Yuri Kim në fjalën e saj në prezantimin e projektit “Fuqizimi ekonomik i grave”   

Ambasadorja vuri theksnin tek ndihma e bashkëpunimi dhe jo ndarja, madje as dallimet partiake.

Shkruaj nje koment