Yuri Kim takon ambasadorin e OSBE-së: inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë sa më shpejt votën e diasporës

0
159

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ambasadorin e OSBE-së, Del Monaco.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim zbardh takimin mes tyre, ku thekson se kanë diskutuar për një sërë çështjes si Reforma në Drejtësi, zgjedhjet e lira, vota e diasporës etj.

“U takova me ambasadorin e OSBE-së, Del Monaco, për të diskutuar angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Ne inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta. SHBA është e kënaqur të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji”, shkruan ambasadorja Kim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here