Yuri Kim takon presidentin e zgjedhur: SHBA pret të vijojë bashkëpunimi i shkëlqyer

0
47

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, është takuar sot me Presidentin e zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane njofton se takimi është zhvilluar në Pallatin e Brigadave.

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Presidentin e zgjedhur Bajram Begaj në Pallatin Presidencial (Pallati i Brigadave) në Tiranë. Ajo e uroi atë për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re. Ambasadorja Kim e falënderoi atë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021 dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me Presidentin e zgjedhur Begaj gjatë presidencës së tij të ardhshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Shkruaj nje koment