Yuri Kim thumbon qeverinë nga Gjirokastra

0
174


Në turin e vizitave të saj në jug, ambasadorja Amerikane Yuri Kim është ndalur në qytetin e Gjirokastrës. Nga kalaja e Argjiros, Kim vlerësoi bukuritë e qytetit të gurtë ndërsa theksoi se turizmi në këtë vend duhet të mbështetet akoma më shumë. Një rol të rëndësishëm, sipas saj , në tërheqjen e investitorëve apo turistëve të huaj , ka qeveria shqiptare e cila duhet të tregojë se këtu funksionon shteti ligjor.


Jam shumë e lumtur kur shikoj kaq shumë bukuri dhe larmishmëri në Shqipëri. Kjo është kështjella e katërt që vizitoi në Shqipëri , kam qenë në Krujë, Berat ,Rozafa dhe tani në Gjirokastër . Secila prej tyre është unike por kjo më pëlqen për elegancën që ka. E vlerësoj historinë e kësaj kështjelle dhe vetë Gjirokastrës. Keni parë mbështjetjen e Amerikës në dy mënyra, së pari si qeveri me qeveri gjithashtu dhe nga sektori privat. Disa vite mëparë ne kemi përdorur fondin e ambasadorit për të rikonstruktuar një pjesë të muzeut të cilën do ta përdorim edhe në qytete të tjera por është Fondi Shqiptar-Amerikan ai i cili ka kontribuar në ripërtëritjen e Pazarit në Gjirokastër dhe mbështetur biznese të qëndrueshme. Më shumë investitorë Amerikanë , më shumë turistë Amerikanë do të vijnë në Gjirokastër nëse qeveria shqiptare tregon se në këtë vend funksionon shteti ligjor. Shqipëria është e bukur nga fillimi në fund do ti ftoja të gjithë ta vizitonin kur të lehtësohet situata e Covid-19 “-ka përfunduar Kim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here