Zaev braktis “Shengen”-in ballkanik, Rama bashkon forcat me Vucic

0
156

Ish kreu i diplomacise shqiptare Tritan Shehu, nuk ka lene pa komentuar zhvillimet me te ashtuquajturin “Shengen Ballkanik” mes Shqiperise, Maqedonise se Veriut dhe Serbise.

Ne nje koment ne rrjetin social FCB, zoti Shehu percjell projektin real qe ka kryeministri maqedonas per vendin e tij qe ka per qellim vetem anetaresimin ne BE si projektin me madhor dhe me te rendesishem, duke zbuluar kesisoj braktisjen e te ashtuquajturit “Shengen” mes tre shteteve.

Rrjedhimisht, ish kryediplomati shqiptar konstaton se Rama mbetet vetem me Vucic ne kete projekt te deshtuar ballkanik!

Postimi i plote i zotit Shehu ne FCB.

Zaevi ne fakt distancohet nga firma e tij per ate “Shengen”, kur deklaron se nuk pranon asnje “zone apo projekt tjeter edhe ekonomik” per Rajonin, pervecse antaresimit ne BE, qofte keto te propozuara nga vende te saj.
Eshte pozitiv e racional nje prononcim i tille i tij, gje qe flet per nje braktisje te asaj “ngrehine” me protagonist te shpallur Vucic e bashkeautor Ramen, por pa shqiptaret e me autoret e vertete larg ne Lindje.
Sic duket tashme mbas firmosjes nga Serbia te Traktatit me Euroasin te kontrolluar nga Rusia, mbas deklaratave te Vucic per drejtimin e ri Lindor te Ballkanit Perendimor, diametralisht keto te kunderta me interesat e Rajonit, Maqedonise se Veriut, shqiptareve etj, rreziku i atij “Kale Troje” ne forme Shengeni, eshte qartesuar.
A do ta ndjeke tashme Rama Zaevin ne “clirimin” e tij, apo eshte i detyruar te qendroje i mberthyer vetem me Vucic per kete fantazem te “Jugosllavise se Re”, qe sidoqofte eshte e destinuar te groposet?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here