Zaev: Na duhet një vetting, po jo si i Shqipërisë. Ta nisim nga politika

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është i qartë se vendit të tij i duhet një reformë jo vetëm në drejtësi, por edhe në politikë. Por Zaev shprehet se duhet një reformë e besueshme, e cila të mos e lërë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, siç ka ndodhur në Shqipëri.

Zaev është shprehur se reforma nuk duhet bërë nga politikanët, por të nisë nga politikanët.

‘Qytetarët tanë presin shkundje të gjyqtarëve, prokurorëve, politikanëve, drejtorëve, ministrave, por e gjithë kjo do organizim të mirë. Duke parë rastin e Shqipërisë, duhet thënë se së pari duhet të dimë se sa jemi të përgatitur”. “Shqipëria kaloi një proces vërtetë të rëndësishëm dhe tani nuk ka kapacitet t’i përmbushë vendet e lëna bosh dhe kjo nuk duhet të ndodhë tek ne. Tani ata janë pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë, gjë e cila nuk është e lejueshme. Vetingu është një proces i patjerësueshëm për shoqërinë, nuk po them se atë duhet ta bëjnë politikanët, por duhet të nisë nga ne”, është shprehur sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment