Zagoria jep alarmin S.O.S. Njerëzit e pushtetit po e shkatërrojnë

0
165

Shoqata ZAGORIA, jep alarmin për shkatërrimin e kësaj krahine të pasur me florë dhe faunë.

Në një deklaratë të bërë publike një ditë më parë, drejtues të kësaj shoqate denoncojnë shkatërrimin e kësaj zone nga njerëz të lidhur me qeverinë të cilët kanë dorë të lirë të operojnë në një zonë të mbrojtur nga shteti shqiptar.

Vetë shoqata hedh akuza konkrete ndaj Policisë së Shtetit, Drejtorisë Rajonale të Mjedisit si të përfshirë me veprime të paligjshme në dëm të zonës.

Deklarata e plotë e Shoqatës ZAGORIA.

“Zagoria ne rrezik nga pushtetaret e pangopur! Zagoria e braktisur nga shteti (prandaj braktiset nga njerezit se po u vrasin me detyrim te ardhmen). Ajo sot eshte bere prone e paligjshmerise. Njerez me pushtet vazhdojne çdo dite masakrimin e faunes dhe flores se saj duke bere te zhduken speciet e rralla si: sorkadhe, thelleza, etj. Aksionet e kryera nga inspektoret e mjedisit ne bashkepunim me policine e rendit (keto te inicuara vetem nga banoret tane ne terren) “dekonspirohen” qe pa nisur! Zagoritet e thjeshte denoncojne deri tani nen ze nga frika se mos ju del emri dhe pastaj ndeshkohen nga te paligjshmit se nuk i mbron njeri. Sot ka nje lufte ne Zagorie. Tre kater grupe gjuetaresh kane mesyre Zagorien duke dhene dhe shfaqje te shemtuar tek ata pak njerez qe kane mbetur. Flisni kot ju, thone, se ne nuk na beni dot gje. Madje kane filluar dhe kercenimet (sipas disa te dhenave qe kemi nga individe te veçante). Nuk e kuptojme pse policia e shtetit nuk vepron kur eshte e shkruar ne ligj se: GJUETIA ESHTE E PALEJUAR PER PESE VJET! Kur të gjithe e dine se ZAGORIA ESHTE SHPALLUR ZONE E MBROJTUR! Ne si Shoqate kemi bere disa takime ne Gjirokaster me inspektoret dhe autoritetet e mjedisit, me inspektoret e zonave te mbrojtura, dhe me drejtuesit e policise por mesa duket ne rastin me te mire jane te pafuqishem ose ne rastin me te keq jane bashkepunetore me abuzuesit! Nga bisedat me inspektoret e mjedisit na thone nuk kemi ç’tu bejme se jane te fuqishem!
O SHTET: LARGO SHKELESIT E LIGJIT NGA DREJORITE RAJONALE! PASTRO POLICINE NGA BASHKEPUNETORET E PALIGJSHMERISE! NA LEJONI TE MARRIM FRYME TE QETE ATY KU NA KA HEDHUR ZOTI! Cdo gje ka nje limit! Mjaft me!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here