Zamira e Bashkisë, e ka pritur kryeministrin Edi Rama me flamurin gjysmështizë. Simboli kombëtar, ka qenë i ngritur sot nga Bashkia e Gjirokastrës në gjysmë shtizë me rastin e vizitës së kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në Gjirokastër. Simbolika që ka zgjedhur Rami për Ramën, ka qenë perfekte, pra një kryetare bashkie për të cilën Rama luftoi të tijët dhe i sulmoi me far e me fis për t’a zgjedhur kryebashkiake, tashmë i del kundër duke ulur në gjysmë shtizë flamurin kombëtar.
Punonjësit e pastrim-gjelbërimit, ishin urdhëruar një ditë më parë që të ulnin gati në 3 metra flamurin kombëtar nga kulmi i shtizës 30 metra të gjatë në sheshin “Cerciz Topulli”, pikërisht për të shprehur “mirënjohjen” ndaj kreut të qeverisë shqiptare i cili ka qenë sot në Gjirokastër. Foto tregon qartë se flamuri ndodhet në gjysmë shtizë egzaktësisht në raste kur ka një dekret presidencial për të mbajtur zi kombëtare.
Mesa duket Zamira e Bashkisë, ardhjen e Edi Ramës në Gjirokastër, e ka përkthyer si Zi Kombëtare.