Kryebashkiakia e Gjirokastrës, nuk arrin të zgjidhet në Komitetin Drejtues të LSI. Emri i saj, figuronte mes dhjetëra emrave të tjerë në listë, por fati i ka buzëqeshur një të reje nga Gjirokastra, e cila ka mundur në garën për të qenë pjesë e Komitetit Drejtues të LSI, kryebashkiaken aktuale të Gjirokastrës. Sindi Islamaj, është përfaqësuesja e vetme nga Gjirokastra, e cila ndodhet në listën shumëemërore të KD të LSI. Duket se pjesmarrësit nga LSI e Gjirokastrës në konventën e fundit të partisw sw tyre që u mbajt fundjavën që shkoi, kanë ndëshkuar me votë Ramin dhe kjo është e kuptueshme për shkak të arrogancës që ajo reflekton jo vetëm me administratën, qytetarët dhe hallexhinjtë cka është e njohur, por edhe me strukturat e LSI në Gjirokastër. Këto të fundit, kanë pritur momentin për të ndëshkuar Ramin me votë duke mos e zgjedhur pjesë të forumit më përfaqësues të LSI sic është Komiteti Drejtues. Megjithatë Rami, është në listën 30 anëtarëshe të Kryesisë së LSI dhe kjo jo për meritë të saj, por për shkak të funksionit drejtues që mban si një ndër kryetaret e bashkive në vend, që drejtohet nga LSI. Tashmë hesapet me Ramin, janë drejt finalizimit nga ana e lidershipit të LSI. Ajo nuk është më në preferencat e Metës madje as edhe të Tavos. Ky i fundit, më tepër mbështet krahun moderator në LSI e Gjirokastrës të përfaqësuar nga Edlir Sinoimeri si një nga themeluesit e LSI në qytet dhe si vlerë intelektuale e potencial votash, sesa Zamira Ramin që po i soset kandili i pushtetit. Një gjë është e sigurtë, që Zamira Rami, do jetë përfaqësuesja e fundit e LSI në krye të Bashkisë së Gjirokastrës, ashtu sikurse e sigurtë është që LSI pas dy vjetësh, nuk do të ketë shansin për të fituar këtë bashki edhe sikur Rama të detyrojë sërish socialistët për t’a votuar. Kjo ska për të ndodhur kurrë!!!!