Zamira tek romët, ndihma me biskota, miell misri dhe karamele

0
488

 

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, ka shpërndarë miell misri dhe ëmbëlsira, për banorët e komunitetit rom në lagjen “Zinxhira”. Kryebashkiakia e shoqëruar nga truproja e saj besnike Gramoz Llapaj (Tozua), ka shkuar me xhip dhe me disa policë bashkiakë, duke shpërndarë miell misri, karamele, biskota dhe disa pako qumështi skandenca e të cilave ishte e dyshimtë. Iniciativa e Zamirës së Bashkisë së Gjirokastrës, është pasqyruar dukshëm nga dy tv që kontrollohen nga ajo mes të cilave edhe TV Publik Gjirokastra dhe kishte për qëllim, t’u vinte në ndihmë, banorëve rom, të cilët mesa duket nuk u mban më mëri, pasi e votuan masivisht kundër, në zgjedhjet e para dy viteve. Banorë të komunitetit rom, kanë shprehur për Jugunews,net se pakot me karamele, biskota dhe miell misri, ishin të gatshme dhe kanë pasur për origjinë, një prej supermarketeve të qytetit i cili shpeshherë, është akuzuar nga autoritetet, për mallra ushqimore me datë skadence të superuar. Kjo ishte e vetmja punë sot e kryetares Rami në një kohë që Gjirokastra, ishte tërësisht e paralizuar nga dëbora, por kjo nuk e ka penguar Ramin për të shfryrë “shoë” e radhës tek një shtresë e margjinalizuar sic janë romët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here