Zbardhet dinamika, kush është i riu që qëlloi me armë ndaj dy qytetarëve në Kamëz

0
82

Është zbardhur dinamika  e atentatit që ndodhi pasditen e sotme në Kamëz. Jetmir Koleci 33-vjeç po kalonte në një rrugë ku po ndërtohet një pallat nga Ilir Halili, Astrit Halili.

Këta të fundit kanë tentuar ta ndalojnë pasi sipas tyre ka ecur me shpejtësi dhe ka xhiruar gomat. Kur kanë ikur pranë banesës së Jetmir Kolecit, ky i fundit ka qëlluar me 3 plumba pistoletë dyshohet të ajër.

Ndërsa sipas dëshmisë së Ilir Halili, Astrit Halili, autori ka qëlluar në drejtim të tyre dhe kanë bërë denoncim në polici. Autori me pas është larguar.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.

Shkruaj nje koment