Zbardhet Llogaraja, ARRSH: Përdorni zinxhirë dhe goma dimërore

0
156

Dëbora ka zbardhur edhe Llogaranë. Autorriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se reshjet e dëborës kanë nisur edhe në Llogara, ndërsa thotë se mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren.

ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë. Prej ditës së djeshme disa akse në vend kanë shfaqur probleme për shkak të dëborës dhe ngricave.

Kujtojmë se dje “Rruga e Arbrit” u mbyll, por edhe zona e juglindjes së vendit ka patur probleme të shumta në qarkullim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here