Zbardhet ngjarja ne Ksamil

Policia ka zbardhure ngjarjen e sotme në Ksamil, ku mbeti i plagosur një 33-vjeçar. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se është identifikuar dhe arrestuar autori, Edison Vyzaj nga Shkodra.

I riu akuzohet për plagosje nga pakujdesia. Ngjarja ndodhi në një dhomë hoteli, ku sipas policisë se rreth orës 20:45 Vyzaj ka plagosur nga pakujdesia 33-vjeçarin.

Identitetin e të plagosurit policia nuk e bën me dije, ndërkohë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjecar.

Identifikohet dhe arrestohet autori i plagosjes.

Arrestohet 28-vjeçari nga Shkodra për plagosje nga pakujdesia.

Si rezultat i reagimt të shpejtë dhe veprimeve profesionale të kryera nga Grupi Hetimor u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45, në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment