Zbardhet takimi i Lulzim Bashës me Donald Trump, ja çfarë kanë biseduar

0
896

Kryedemokratik Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë dy ditore në SHBA, ku është takuar edhe me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha me një postim në faqen e tij në Facebook.

“Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët”, shkruan Basha.

Kreu i PD-së shprehet se “sapo mbylla një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve”.

“Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here