Zbardhet vjedhja me dhunë në Gjirokastër (emri i autorit)

0
178

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur detajet e vjedhjes me dhunë të ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Manalat” si dhe ka gjetur sendet e vjedhura.

Në pranga ka rënë 29 vjeçari Arbland Demçaj nga Gjirokastra.

Detajet e ngjarjes.

Një person I maskuar ka hyrë në në banesën e 67 vjeçarit Astrit Çeribashi duke i vjedhur me dhunë dy telefona, disa bizhuteri dhe 10 mijë lekë të reja.

Në banesë ndodhej edhe e shoqja L. Çeribashi, 58 vjeç. Autori I grabitjes është konfliktuar me të zotët e shtëpisë.

Blutë e Gjirokastrës kanë mundur të ndalojnë autorin duke i sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy telefona Samsung, disa bizhuteri, një varëse e një unazë, ndërsa sasinë e lekëve prej 10.000 lekësh autori e kish shpenzuar në lojëra fati.

Çështja i ka kaluar prokurorisë së Gjirokastrës ndërsa 29 vjeçari grabitës rrezikon nga 5 deri në 15 vjet burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here