Zbarkon FRESSH në Gjirokastër

Kandidatët humbës për kryetar të FRESSH Shpati Kolgega dhe Marinela Rukia, kanë qenë pranë të rinjve socialistë në Qarkun e Gjirokastrës. Fillimisht ata kanë marrë kontakt me të rinjtë socialistë të Tepelenës, më pas janë takuar me të rinjtë e PS në Gjirokastër ku u pritën nga kreu i PS rreth Flamur Golemi dhe kreu i PS qytet Gentian Llogo dhe në Libohovë nga kryebashkiakia Luiza Mandi, ndërsa takimin e fundit e kanë lënë në Përmet, me drejtues të FRESSH dhe të PS. Sipas të rinjve socialistë, FRESSH është motorri i PS dhe vetëm ai sjell fitoren e PS në zgjedhjet e afërta parlamentare. Në zgjedhjet e fundit për kreun e FRESSH, konkuronin tetë kandidatë për kreun e këtij forumi ku në përfundim, u zgjodh Eljo Hysko me disa mijëra vota diferencë ndaj Shpati Kolgegës që u rendit i dyti. Ky i fundit, fitoi në Gjirokastër me vota të ndjeshme karshi Hyskos.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment