Zbatimi i masave anti Covid-19 / Prefekti Aliaj mbledh sërish task forcën , në fokus kontrolli i kafeneve dhe restorantet

0
136

Prefekti i qarkut Gjirokastër ka zhvilluar sot herët në mëngjes një takim në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë me strukturën monitoruese të masave lehtësuese anti Covid19 , në lidhje me zbatimin e këtyre masave nga ana e grupeve të inspektimit të ngritura në këtë Task Forcë.
Nga ana e anëtarëve është raportuar se po vazhdon puna normalisht për kontrollin e subjekteve sipas parametrave të kërkuar të sigurisë dhe në përputhje me grafikun javor të kontrollit të Task Forcës Vendore.
Prefekti i qarkut ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjitha grupet inspektuese në terren për kryerjen e këtyre kontrolleve në të shtatë bashkitë e qarkut, në zbatim të protokolleve të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Brendshme. “Çdo shkelje flagrante e rregullave të percaktuara të sigurisë do të gjobitet sipas legjislacionit në fuqi. Nga nesër do të ndërtohet lista me subjektet si kafene, restorante, që do të mund të hapin shërbimet e tyre vetëm nëqoftëse plotësojnë kushtet e duhura të sigurisë” ka thënë në fjalën e tij Prefekti i qarkut Astrit Aliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here