Zbor policisë nga Korça në Elbasan , lihet në burg i riu nga Gjirokastra

0
142

I riu nga Gjirokastra Aldiron Shehu që mëngjesin e 4 shkurtit 2020, alarmoi komisariatet e Devollit, Korçës, Pogradecit, Prrenjasit, Librazhdit dhe Elbasanit, është lënë në arrest me burg nga Gjykata e Elbasanit. Ndaj Aldiron Shehut rëndojnë akuzat për veprat penale, “Vrasja e punonjësve të policisë se shtetit mbetur në tentativë”, “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë plagosjen e 5 personave”, si dhe ” Mosbindja ndaj urdhrit të policisë.”
Aldiron Shehu, gjatë ikjes së patrullave të policisë kishte në makinën e tij 4 targa shqiptare, 1 targë greke dhe 1 fenelinë policie me kordon. Ai tre ditë më parë aksidentoi rëndë efektivin e policisë së Elbasanit Eugen Abdyrrezaku, i cili së bashku me kolegët e tij, Gëzim Leka, Kristi Pepa dhe Erion Balla, kishin organizuar një postobllok policor për ndalimin e Aldiron Shehut i cili i kishte ikur policisë që nga Korça.
Shehu ishte vënë në ndjekje policore nga një patrullë rrugore e komisariatit të Devollit, pasi në fshatin Cangonj, kjo patrullë i ka bërë shenjë të ndalojë për shkak të shpejtësisë së madhe të lëvizjes së automjetit.
Por Aldiron Shehu, nuk ka ndaluar, duke vijuar rrugën në drejtim të Korçës. Shehu është ndalur vetëm në Elbasan, ku 100 metra pasi kishte çarë postbllokun e policisë rrugore dhe goditur një efektiv policie, automjeti që ai drejtonte është përplasur me një makinë të rastit në rrugë, dhe për pasojë është përmbysur. Vetëm në këtë moment, Aldiron Shehu, që i ishte shmangur ndjekjes së policisë nga zona e Devollit, është arrestuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here