
Një gur varri i lashtë i shekullit të tretë është gjetur në afërsi të Shkupit teksa bëheshin përgatitje për ndërtimin e disa banesave. Zbulimi që po konsiderohet i rëndësishëm për dokumentimin e historisë ilire të Shkupit po shkakton shumë reagime.
“Në mbishkrimin që u bë aq shumë i famshëm shkruan se i ndjeri është Epikrati, e ka shënuar edhe shoqen e tij edhe tre djemtë e tij, djali i tretë e ka emrin Dardanus, kjo është pra gjithë ajo që e bëri famën deri sa nuk na erdhi përkthimi. Për atë arsye kërkoj nga qytetarët të kenë durim, deri sa të kryhen të gjitha punimet,hulumtimet shkencore, për atë e them se duhet të ketë një përmbledhje të gjithave arte-faktet të ruhen, qofshin ata të vogla ose nurizmatike”, tha Arian Asllanaj nga drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike
Zona është pronë private, e megjithatë ndërtimi aty është ndaluar, ndërkohë që hapësira do të studiohet nga arkeologët