Zbulohen objekte të tjera nga gërmimet arkeologjike në varrezën mesjetare të Përmetit

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka bërë të ditur sot se janë duke vazhduar gërmimet arkeologjike në varrezën mesjetare të Përmetit.

Margariti bëri të ditur se nga këto gërmime, janë identifikuar objekte dhe se po dokumentohet dhe identifikohen rezultatet e gërmimeve.

“Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë dhe identifikojnë rezultatet e gërmimeve”, u shpreh ministrja Margariti.

Manastirliu ka thënë se zbulimi i këtyre objekteve është treguesi i qartë i shpërndarjes së hershme gjeografike të kulturës arbërore në vend.

“Sipas studimeve paraprake, vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin Mesjetës së Hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI. Zbulimi i kësaj varreze shton informacionin për gjeografinë e shpërndarjes së kulturës arbërore në vendin tonë”, theksoi Margariti.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment