Zbulohet gjuha me e vjeter

0
75

Në mbarë botën sot ka 7.100 gjuhë, nga të cilat 40% janë të rrezikuara të zhduken. Disa gjuhë fliten nga më pak se 1.000 vetë dhe ekziston rreziku që ato të zhduken pas disa brezash. Kjo do të nënkuptonte humbjen e një pjesë të qenësishme të identitetit kulturor.

Nga ana tjetër ka 23 gjuhë, të cilat i përdor më shumë se gjysma e popullsisë së botës. Dhjetë gjuhët më të folura në mbarë botën janë anglishtja, gjuha kineze (mandarin), spanjishtja, hinduishtja, arabishtja, frengjishtja, bengali, rusishtja, portugalishtja, urdu. Në vendin e dymbëdhjtë vjen gjermanishtja.

Ndërsa gjuhët më të vjetra të shkruara janë zhdukur, disa gjuhë shumë të vjetra vazhdojnë të jetojnë ende sot, si për shembull gjuha tamile, e cila nga shumë gjuhëtarë konsiderohet si gjuha më e vjetër në përdorim.

Shkruaj nje koment