Zbulohet kanabis në Tepelenë, pranga poseduesit, emri

0
185

Zhvillime të reja në Turan gjatë ngjarjes mëngjesin e sotëm ku u plagos me armë zjarri Sajmir Gjoka.

Në momentin kur forcat policore kanë shkuar në vendngjarje në fshatin Turan, pas automjetit që është goditur me breshëri plumbash, është identifikuar një person tjetër që udhëtonte me automjetin e tij. Në këtë moment forcat policore pas dyshimit të ngritur kanë kërkuar nga personi në fjalë, shoqërimin për në banesën e tij. Aty forcat policore kanë zbuluar kanabis të thatë si dhe 200 rrënjë kanabis në bahcenë e shtëpisë.

Menjëherë policia ka arrestuar poseduesin e kanabisit të thatë dhe pronarin e 200 rrënjëve në tokë, Krenar Mamaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here