Zbulohet magazina me 2500 bimë marijuanë, policia spanjolle vë në pranga katër shqiptarët

0
31

Policia spanjolle në Cuarte de Huerva ka çmontuar një magazinë me afro 2500 bimë marijuane. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar katër persona shqiptar të moshave 23 deri në 33 vjeç.

Ky biznes i paligjshëm

kryhej në një magazinë me hapësira të ndryshme në varësi të ritjes së bimës dhe të pajisura plotësisht për kultivimin e marijuanës.

Gjithashtu në magazinë kishte dhe një hapësire për të banuar tre personat që ruanin plantacionin.

“Ata kishin gjithçka të nevojshme për rritjen e bimëve. Ato ishin të pajisura me një sistem ndriçimi, lagështimi dhe ajrimi”, shpjegoi Zëdhënësja e Gardës Civile, Ana Cristina Ortin.

Ndërkohë gjyqtari ka urdhëruar paraburgosjen në Zuera të tre rojeve shqiptarë dhe të një personi tjetër, me precedentë të shumtë, i cili ishte i ngarkuar me ushqimin e të arrestuarve të tjerë