Zbulohet një granatë në Sarandë, asgjësohet nga forcat xheniere

0
51

Një granatë është zbuluar nga banorët paniku në lagjen numër 1 të qytetit të Sarandës.

Granata është gjetur në një zonë me shkurre.

Pas njoftimit të policisë, granata është asgjësuar me shpërthim të kontrolluar nga ekspertë xhenierë të ardhur nga Tirana.

Ende nuk dihet se kush e ka hedhur granatën në këtë zonë. Në muajin prill po në lagjen nr.1 u gjet një predhe anti-tank.

Shkruaj nje koment