Zbulohet një serë me rreth 520 fidanë kanabisi në Krujë, shpallen në kërkim autorët

0
93

Policia ka zbuluar në një territor të fshatit Brret, Krujë, një serë me rreth 520 fidanë narkotikë kanabisi, të gatshëm për t’u mbjellë në tokë, me qëllim kultivimin. Fidanët e dyshuar narkotikë u asgjësuan me anë të djegies.

Ndërkohë, Komisa

riati i Policisë Krujë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

 Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e rrethit dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shkruaj nje koment