Zbulohet parcela me kanabis në Delvinë, shpallet në kërkim një person

0
262

Zbulimi i një parcele të mbjellë me kanabis në Delvinë, ka çuar në shpalljen në kërkim të një personi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në fshatin Stjar, Delvinë, në ambient të hapur gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me zjarr nga ana e shërbimeve të Policisë.

Autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi G. Ç., 30 vjeç, i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga ana e policisë vijon puna për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here